Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj, shpallet në kërkim ndërkombëtar, pasi policia nuk e ka gjetur në banesë gjatë kontrolleve.
Policia ka informuar SPAK përmes një shkrese se Ahmetaj nuk është gjetur në banesë, dhe mandej Prokuroria e Posaçme i ka bërë kërkesë Interpol për shpalljen e ish-zv/kryeministrit në kërkim ndërkombëtar.
Po ashtu edhe nga të dhënat e sistemit TIMS, rezulton se Ahmetaj është jashtë territorit shqiptar.
Një gjë të tillë e ka deklaruar edhe vetë Ahmetaj, i cili ka deklaruar se ndodhet jashtë për arsye familjare.