Ambasadorja në ikje e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim ka dhënë një mesazh për shqiptarët, pas largimit të saj nga detyra.

Me anë të një status në rrjetet sociale, Kim thotë se në të 61 bashkitë e vendit, shqiptarët e kanë pritur me bukë, kripë dhe zemër të hapur.

“Largohem pas tre vitesh e gjysmë nga Shqipëria e bukur! Me krenari them se kam vizituar të 61 bashkitë dhe kam takuar mijëra shqiptarë, të cilët më kanë pritur me bukë, kripë dhe zemër të hapur. Shpresoj që të njëjtën mirësi dhe mikpritje t’i tregoni ambasadorit të ardhshëm. Faleminderit e mirupafshim!”, shkruan ajo.