Kim: E plotësova misionin tim, vazhdoni të ecni përpara

Jugulajm.net
1 Min Read

“Duhet të ecni përpara, Shtetet e Bashkuara do të jenë me ju në çdo hap të rrugës!” Kështu ka deklaruar ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim gjatë një konference të fundit para se të lërë detyrën si ambasadore e SHBA-së në Shqipëri.

Ambasadorja u shpreh se e ka plotësuar misionin e saj në vend.

“Ndërsa plotësoja misionin tim, jam kaq mirënjohëse që pata mundësinë ta njoh këtë vend, të vizitoj të 61 bashkitë dhe si çdo ambasador të përpiqem të jap pjesën time në synimet tona të përbashkëta, në demokraci, mbrojtje dhe biznes. Shqipëria ka ndërmarrë reforma të vështira, veçanërisht në drejtësi që i dha mundësinë vendit të hapte negociatat me BE-në.

E kam thënë shpesh se reforma në drejtësi nuk është e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por po jep rezultate dhe këmbëngulja juaj ka filluar të japë fryte. Mos ndaloni. Vazhdoni përpara hap pas hapi derisa të arrini qëllimin tuaj. SHBA do të jenë me ju në çdo hap të rrugës.”, tha mes të tjerash ambasadorja.

Share This Article