Një 32-vjeçar që tentoi të vidhte zyrën postare të fshatit Gorre në Lushnjës, është arrestuar nga policia. Në pranga ka përfunduar shtetasi Spiro (Andrea) Gjini me precedent penal të mëparshëm në fushën e vjedhjeve.
Ditën e djeshme, Gjini ka thyer derën e zyrës postare në këtë fshat, ka tentuar të vjedhë shumën e parave që ishin në këtë zyrë, por nuk ia arriti qëllimit të tij.
Tentoi të vidhte para, në zyrën postare të fshatit Gorre, vihet në pranga 32-vjeçari me precedent penal të mëparshëm në fushën e vjedhjeve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas njoftimit të marrë për një tentativë vjedhjeje në zyrën postare, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, si dhe kanë organizuar punën me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit të këtij rasti.
Nga veprimet e shpejta operacionale, u arrestua shtetasi S. (A). GJ., 32 vjeç, banues në fshatin Gorre, Lushnjë, pasi dyshohet se ditën e djeshme, ka thyer derën e zyrës postare në këtë fshat, ka tentuar të vjedhë shumën e parave që ishin në këtë zyrë, por nuk ka arritur ta kryejë vjedhjen.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë.