Temë e emisionit Goodmorning Albanians, në Euronews, ishin ngacmimet seksuale në vendin e punës. E ftuar në studio, studentja Megi Stambollaxhiu rrëfeu rastin e një ngacmimi seksuar të ndodhur 1 vit më parë kur ajo ishte 19-vjeçe.
“Mua më ka ndodhur në vendin e punës ku kam qenë përpara një viti dhe ka ndodhur me menaxherin. Ishin këto epitetet që vendoseshin me përkëdheli ndoshta dhe prej moshës, se isha më e vogla e grupit, isha 19-vjeç. Disa epitetete të tipit vogëlushja e grupit, ose vinte përkëdhelte te supi. Gjëra që më bënin që unë mos të ndihesha rehat.
Unë jam tip shumë kundër prekjeve fizike dhe një përqafim me zor e jap. Shmangiet e mia dhe ato fjalët “të lutem mbajmë këtë distance”, ishin kërkesa për një farë distance me diplomaci por që ishte e pakuptueshme nga pala tjetër. Të njëjtin problem kishin dhe shoqet e mia, pra ishte një problem i përbashkët”, tha studentja.