Një sherr mes adoleshentëve i regjistruar paraditen e sotme në Shkodër la tre të plagosur me thikë.

Mësohet se gjithçka nisi në një lokal ku ishin ulur të rinjtë në lagjen “Qemal Stafa” në Shkodër dhe burime bëjnë me dije se shkaku i sherrit ka qenë ngacmimet ndaj një vajze, bashkëmoshatare me ta.

Mësohet se Aldo Hasani, 18 vjeç është personi që ka plagosur me thikë 3 adoleshentët e tjerë të identifikuar si, Xhejson Plepi 17 vjeç, Ersid Tula 16 vjeç dhe Kledis Hoxha 16 vjeç të cilët po marrin mjekim në spital.

Një prej të plagosurve është në gjendje të rëndë dhe është futur me urgjencë në sallën e operacionit.