Dy persona janë shpallur në kërkim pasi akuzohen se kanë dhunuar një infermier të spitalit rajonal të Beratit.
Ata janë K.Sh., 22 vjeç dhe E.N., 20 vjeç, të dy banues në Berat, të cilët akuzohen nga policia për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim.
‘Për motive të dobëta dhe me pretendimin se u kishte zënë rrugën nëpër shkallët e Spitalit Rajonal Berat, kanë goditur me grushta infermierin i cili ishte në shërbim, shtetasin E.Sh.”, njoftoi policia