Ndërsa në orët vijuese pritet të ketë shfaqje të vranësirave të pakta dhe të përkohshme në të gjithë zonën malore të Shqipërisë dhe në qytetet e zonës së ulët, ku në juglindje të territorit shqiptar vranësirat do të mund të sjellin momente të shkurtra me reshje të pakta shiu në zona të izoluara.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të ulen lehtë në mesditë duke u luhatur nga 1°C deri në 17°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Perëndimore duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të ulët.