Bilanci javor/ Policia Rrugore GjirokastĂ«r: Arrestime, procedime, heqje patentash, gjoba…

Jugulajm.net
1 Min Read

📍Policia Rrugore GjirokastĂ«r

Kontrolle të shtuara nga Policia Rrugore, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Shërbimet e Policisë po përdorin dronë dhe pajisje të tjera logjistike, me qëllim evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara gjatë 1 jave, janë proceduar penalisht 6 drejtues mjetesh, nga të cilët 4 për drejtim automjeti, nën ndikimin e alkoolit, dhe 2 për drejtim automjeti, pa leje drejtimi.

Gjithashtu, janë pezulluar 9 leje drejtimi, nga të cilat 8 për drejtim mjeti, nën efektin e alkoolit, dhe 1 për tejkalim të normave të shpejtësisë.

Policia Rrugore e Gjirokastrës do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe apelon për më shumë rregull dhe siguri në rrugë, në favor të jetës dhe të shëndetit të qytetarëve.

#udhĂ«tomejetĂ«nnĂ«mendje đŸ›ŁïžđŸš˜
#zbatorregullat✅⚠
#mbrojetën
#respektokĂ«mbĂ«sorĂ«t đŸš¶đŸšž
#STOP ❌shpejtĂ«si ❌alkool❌celular🚘

Share This Article