Kryeministrri Edi Rama së bashku me ministren e Energjisë e Infrastrukturës, Belinda Balluku, kanë inspektuar mesditën e sotme tunelin e Llogarasë.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, kreu i qeverisë thotë se ky tunel tanimë është i hapur në krejt gjatësinë e vet, pasi është përmbyllur procesi më vështirë për ndërtimin e kësaj vepre.
“Një punë e bërë në kohë rekord që do të pasohet tani me proceset e tjera, deri në përfundimin e plotë të të gjithë veprës, shpresojmë në 1 qershor të vitit të ardhshëm”- shkruan ndër të tjera Rama.