Arben Kraja po i shfrytëzon ditët e fundit në krye të Prokurorisë së Posaçme me përpjekje për t’u justifikuar në lidhje me dështimet dhe paaftësinë, apo mungesën e vullnetit për të nxjerrë para përgjegjësisë ligjore peshqit e mëdhenj.

Ai e mbyll e mbyll mandatin si drejtues i Prokurorisë së Posaçme më 18 dhjetor. Një mandat që duhej të mbahej mend, nisur nga investimi dhe besimi i madh që patën shqiptarët dhe ndërkombëtarët te reforma në drejtësi dhe SPAK në veçanti.

Arben Kraja njihet dhe si pro-Amerikani i madh, i cili në vitin 1992 do të mbahet mënd se ka hapur një bar në shkodër me emrin “MOSKA” .

Pjesë e kësaj fushate të Krajës duket se ishte edhe dalja para kamerave për aksionin e ndërmarrë në laboratorin e kokainës në Frakull të Fierit.

Përpjekje për të marrë merita, kur operacioni, siç pohojnë burime të Voxneës.al ishte i organizuar nga ndërkombëtarët dhe SPAK i Krajës në këtë rast dyshohet se ka pasur një rol thjesht ekzekutiv.

Në një emision televiziv kreu   i “ SPAK” ngre akuza kundër disa portaleve duke deklaruar se “Ka portale që kërcënojnë gjyqtarë dhe prokurorë të SPAK”. “Po patjetër që ka edhe kërcënime, ndoshta dhe të drejtpërdrejta. Janë nga më të ndryshimet, ka, po të lexosh nëpër portale. Nuk e kam me analistët. Ka disa lidhje me disa portale që në mënyrë të papërgjegjshme shkruhet nga gjërat më të çuditshme. Portalet përmendin, kërcënojnë në pjesët individuale të gjyqtarëve të prokurorëve, të jetës private, histori të tilla”, u shpreh Kraja.

Mesa duket, problem i madh i Krajës është se ka portale që e kërcënojnë se me krimin e organizuar i ka mardhënie të shkëlqyera, pasi mesa duket punojnë në harmoni dhe nuk cënojnë njëritjetrin.

Burimi: Media World