Rikthehen hetimet për 19-vjeçaren shqiptare, Artemis Vasili e cila rezulton e zhdukur para dy vitesh në Greqi. E reja u largua nga banesa për të mos u kthyer më 19 tetor të vitit 2020.
Askohe u tha se Artemis u largua nga shtëpia për një interviste pune, por që nga ajo kohë, gjurmët e saj janë zhdukur. Kjo çështje është rikthyer përsëri në vëmendje me një dëshmi të depozituar të premten në emisionin “Dritë në tunel”, duke bërë kështu që hetimet të marrin një kthesë tjetër.
Sipas kësaj dëshmie, 19-vjeçarja është parë një ditë pas zhdukjes së saj, më 16 tetor 2020, në Koropi, e ulur në një stol në plazhin e Agia Marinës.
Sipas familjarëve të saj, 19-vjeçarja Artemis shkonte shpesh në këtë plazh për të notuar me miqtë e saj. Në fakt, ajo dyshohet se ka shkuar atje me ish të dashurin e saj, para se ai ta refuzonte dhe ta fshinte nga rrjetet sociale.
Kur ai u pyet për këtë, tha se vetëm një herë kishte shkuar në Agia Marina për të notuar dhe se ka thënë gjithçka që kishte për të thënë.
“Nëse do të mund të ndihmoja, do ta bëja. Në kohën kur Artemisa u zhduk, unë isha brenda kampit. Unë isha ushtar në Aleksandropoli”.- tha ai.
Ndërsa avokati i familjes bën apel dëshmitarit të veçantë që të dalë dhe të thotë të saktësisht ato informacione për të cilat ka dijeni.
“Një dëshmitar i veçantë, të cilin e kemi vënë në dukje, nuk ka thënë të vërtetën plotësisht. Duhet të dalë dhe të thotë saktësisht se çfarë ka ndodhur. Ai di gjëra dhe situata rreth Artemidës. Ai është personi i fundit që ka pasur kontakt”, thekson avokati i familjes.