Kryesuesja e listes se deputeteve te PS ne Qarkun e Gjirokastres, Mirela Kumbaro, nje dite me pare ka mbledhur te gjithe dejtoret e nivelit rajonal dhe vendor ne nje takim te jashtezakonshem.
Takimi i nje natyre aspak miqesore, eshte mbajtur ne seline e PS ne Gjirokaster. Kjo pasi qe ne fillim zonja Kumbaro, ka percjelle urdherin e kryeministrit Rama per doreheqje te paralajmeruar dhe te nenshkruar te te gjithe drejtoreve rajonale dhe lokale. Drejtoreve dje u eshte servirur nje flete e bardhe ku kane nenshkruar doreheqjen. Nje kopje eshte mbajtur nga kryetari i PS ne Gjirokaster, dhe tjetren do ta ruajne ne sirtar ne gatishmeri te plote.
Doreheqjet jane diktuar nga kryeministri Rama ne te gjitha nivelet drejtuese te drejtorive ne Qark dhe ne te shtate bashkite per ate qe u quajt performance dhe mungese e besueshmerise se elektoratit ndaj tyre. Formula qe eshte zgjedhur nga Rama eshte sa dinake aq dhe e poshter ne thelb. Dinake, pasi drejtoret do t’i shnderroje ne kamikaze te vertete per te bere gjithcka qe te influencojne ne arritjen e objektivave te vendosura per rezultat fitues ne OS qe do te marrin persiper, dhe nga ana tjeter nje veprim teresisht i poshter dhe pa principe ligjore pasi vecse do perdoren mish per top dhe rekursin e personalitetit te tyre, i privon nga refuzimi i doreheqjes dhe po ashtu kundershtimin ne gjykate te nje veprimi arbitrar.
Pra e thene ndryshe, drejtoret qe jane per te hequr pas 14 majit, kane nje fije shprese per te gezuar postet qe kane vetem ne rast se PS do te korre rezultat me diference te thelle ndaj kundershtareve.