Një 24 vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi më 1 nëntor aksidentoi për vdekje një turiste franceze që po lëvizte me bicikletë dhe plagosi një tjetër që ishte me të.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin K. D., 24 vjeç, banues në fshatin Oshtimë, Vlorë, pasi ditën e djeshme ka aksidentuar 2 shtetas francezë që udhëtonin me biçikleta, shtetasen V. K., e cila humbi jetën në vendgjarje, dhe shtetasin F. M., i cili ndodhet në spital,” njoftoi policia.