Kryeministri Edi Rama në Kongresin e Partive Socialiste në Berlin ku ndodhet edhe kryeministri Albin Kurti, i ka bërë një ‘truk’ të vogël kreut të qeverisë së Kosovës.
Rama ka lujtur ”hapa-dollapa” me Kurtin, ku ka shkaktuar shumë të qeshura.
Kreu i qeverisë shihet teksa i vendos duart në mënyrë të beftë Kurtit në sy ndërsa ky i fundit është i kthyer me kurriz.
Ky moment, nuk kishte si mos të finalizohej me një përqafim mes dy homologëve të cilët gëzojnë marrëdhënie të mira.
‘Duhet të më kishe gjetur vetë more jo me spiuna’- tha kryeministri teksa Kurti qeshi.
Shikoni videon: