Policia e armatosur deri ne dhëmbë mësyn në Lazarat.

Lajmi konfirmohet nga gazetari Armando Rabaj i cili nga vendngjarja konfirmon per Jugulajm.net se uniformat blu kane ndermarre nje sere kontrollesh ne banesat e ketij fshati duke shkaktuar frike dhe panik tek banorët.

Kane qene gati 20 police te armatosur me uniforme dhe civile te cilet kane bastisur nje familje ne Lazarat ku ndodhej e vetme nje grua e moshuar 70 vjeçare. Kjo e fundit eshte tmerruar dhe i ka pyetur policet per kontrollin e befasishem nderkohe qe njeri nga policet i ka pohuar se ne banese ka armatim.

Kontrolli ka rezultuar NUL pasi nuk kane gjetur arme apo gjurme municionesh duke lene pas shkaterrim dhe gjera te hedhura përtokë. E moshuara nga ky terror ka humbur ndjenjat dhe pas disa minutave eshte qetesuar dhe ne gjendje te shokuar i kane kerkuar te hedhi firmen qe ne banese nuk gjet asnje armë.

Familjaret jane te shokuar nga kjo ngjarje!

Ky incident vjen pa mbushur ende 24 ore nga deklarata e djeshme e lideritt te PD Prof.Dr. Sali Berishes, per reprezaljen dhe genocidin qe RILINDJA kreu ne Lazarat 8 vite me pare.