Deputeti i PD-se per Qarkun Gjirokaster, Prof. Dr. Tritan Shehu, i ftuar ne Ora News, ka shprehur mendimet e tij per ate c’ka ndodhi ne Parlamentin Shqiptar, ku mazhoranca nuk votoi rezoluten per Srebenicen.
1-Presioni i Vucic dhe ndervarja e Rames ndaj tij, shkaku i vertete i bllokimit te Rezolutes per genocidin ne Srebrenice.
Ky eshte problemi real me te cilin u ballafaquam, qe ne fakt eshte shume me i gjere.
Nuk eshte e nuk mund te jete Rama qe te vendose se kush nga deputetet do te kerkoje rezoluta a nisma te tjera.
Ishte befasues qendrimi kundershtues i maxhorances ne Konferencen e kryetareve e ne seance.
Kjo nisme ishte e miremenduar politikisht per te gjithe faktoret, qe e kerkojne nje miratim te tille. Faktore keto te lidhura me detyrimet e tona, boshllekun qe ne kemi ne nje pozicionim te tille, por dhe me zhhvillimet e fundit mbas agresionit fashist rus ne Ukraine, shenjave destabilizuese qe transmetohen ne Rajon, kryesisht nepermjet Serbise.
2-Nderkaq ndaj deklarates se Rames „per ndryshimin e kursit te Shqiperise nqs nuk hapen negociatat“, eshte kerkuar nje tjeter Mocion me debat e Rezolute.
Kjo eshte nje deklarate tejet e rrezikeshme.
Ndryshimi i kursit tone europian e Perendimor eshte sinjal tradhetie kombetare, tradheti ndaj mijra vite histori te shqiptareve, aspiratave tona te pa tjetersueshme.
3-Ne lidhje me zgjedhjen e Presidentit u caktuan dy kolege per te shkembyer mendime e rakorduar veprimet me partite e tjera opozitare, jo me Ramen.
Une mendoj se te paraqitesh emra ne keto momente eshte absurde, eshte te biesh pre a te besh lojen e Rames.
Qendrimi i yne do te shprehet me vote, nderkaq po e ndjekim me vemendje situaten, pa u perfshire ne kete maskarade.
PD e humbi shansin per te qene determinuese ne zgjedhjen e Presidentit qe me 26 prill, kur ne vend qe te perfshihej ne dokumentimin e manipulimeve te zgjedhjeve u koncentrua tek „karikja“ e kyetarit te saj.
Sot mos te kemi iluzione, Rama i ka numrat.
Rama nuk eshte njeriu i mareveshjeve dhe respektimit te tyre, kjo tashme dihet.
4-Rama do te perballet se shpejti me nje levizje popullore, si i vetmi mekanizem qe ai di ta “kuptoje”.
5-PD do te perfundoje procesin e riformatimit te saj me zgjedhjen e Kryetarit te PD me 22 Maj me pjesemarjen e te gjithe antaresise.
Kjo eshte PD, dhe keshtu vendoset ku eshte PD, jo instrumenta qeveritare.
Duhet tekuptojme se ka vetem nje PD, ajo reale, qe po ben opozite, qe po perfundon organizimin, po konsolidohet qe nga baza dhe shpejt do te ngreje qytetaret.
6-Harojeni ate virtualen ne 3D, qe Rama me disa te tjere kerkon te krijoje.
7-Ne lidhje me deputetet e PD desheroj tu kujtoj kolegeve rregullin e arte per ata:
Deputetet pa dyshim perpiqen te influencojne tek elektorati, por me tej jane te detyruar te ndjekin elektoratin e tyre.
Ndryshe e humbin ate e kthehen ne “Zero deputete”, pa asnje vlere, thjesht ne rrogetare.