Një 36 vjeçar në Fier ka rënë në prangat e policisë në tentativë për të shitur kokainë.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në automjetin tip “Benz” iu gjetën sasi lëndë narkotike kokainë e ndarë në 35 doza gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
“Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore se një shtetas që qarkullonte me automjet, shpërndante lëndë narkotike të forta në doza, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Seksionin Operacional në DVP Fier, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe ndalimin e mjetit të dyshuar.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin V. P. (J)., iu gjet sasi lëndë narkotike kokainë e ndarë në 35 doza gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe 1 celular.
Në përfundim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier bënë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të mjetit, shtetasit V. P. (J)., 36 vjeç, banues në Kuman, Roskovec”, njofton policia
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.