Rama ndryshon mendje, anulon konferencën për mediat, do t’u drejtohet qytetarëve me video-mesazh

Jugulajm.net
1 Min Read

Kryeministri Edi Rama ka anuluar në minutat e fundit daljen e paralajmëruar për mediat nga salla e shtypit në aeroportin “Nënë Tereza”, menjëherë pas zbarkimit nga fluturimi prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gazetarët dhe ekipet e xhirimit që prisnin mbërritjen e kreut të qeverisë kanë mbetur jashtë ambienteve të përcaktuara, ndërsa është bërë me dije se Rama ka zgjedhur të përcjellë një video-mesazh të parapërgatitur, i cili do të shpërndahet përmes sinjalit me regji nga vetë Kryeministria.

Pavarësisht anulimit të konferencës ballë për ballë me gazetarët në Rinas, kryeministri pritet të jetë i pranishëm ditën e hënë në orën 08:30 në mbledhjen e thirrur të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Pallatin e Brigadave.
Share This Article