LAJM I FUNDIT/ Vlora Hyseni i dorëzohet autoriteteve shqiptare në Morinë

Jugulajm.net
1 Min Read

Ish-drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni, i është dorëzuar autoriteteve shqiptare në pikën kufitare të Morinës, pasi ndodhej në territorin e Kosovës.

Ndaj Hysenit, Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, në kuadër të një hetimi të SPAK për veprat penale “përkrahje të autorit të krimit” dhe “nxjerrje të sekretit hetimor”.

Masa e sigurisë nuk ishte ekzekutuar më herët pasi Hyseni ndodhej jashtë vendit. Në të njëjtën dosje është përfshirë edhe ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ndërsa janë caktuar masa sigurie edhe ndaj personave të tjerë.

Share This Article