Drejtësia me dy peshore e Pushtetit Gjyqësor në Shqipëri

Jugulajm.net
2 Min Read

Nga: Fejzo Subashi

Unë jam në mbështetje të politikave të Qeverisë Rama për rritjen dhe sistemimin e pagave. Edhe pushteti gjyqësor, si pjesë e shtetit, nuk mund të funksionojë me parimin: “sa dua unë dhe si dua unë”. Pagat janë pjesë e politikave shtetërore dhe duhet të përcaktohen me ligj e me rregulla të qarta.
Por ka diçka që më bën përshtypje. Gjyqtarët kanë të drejtë të reagojnë kur mendojnë se u është bërë padrejtësi. Dhe duhet ta bëjnë. Por atëherë lind një pyetje e thjeshtë, qytetare dhe shumë e vështirë për t’u shmangur:

Nëse gjyqtari nuk e duron padrejtësinë që i bëhet atij as 24 orë, kush e mbron qytetarin nga padrejtësia që mund t’i bëhet atij? Qytetari i paguan gjyqtarët me taksat e tij. Ai u beson atyre një pushtet të jashtëzakonshëm: të vendosin për pronën, lirinë, dinjitetin dhe të drejtën e tij. Prandaj qytetari nuk kërkon gjë tjetër veçse të njëjtin standard. Padrejtësia nuk bëhet e pranueshme vetëm sepse vjen nga një pushtet i pavarur.
Pavarësia e gjyqësorit është e panegociueshme. Por edhe përgjegjësia e tij duhet të jetë po aq e panegociueshme. Sepse pyetja e qytetarit është e thjeshtë: Ata nuk e durojnë padrejtësinë as 24 orë. Po qytetari, sa vite duhet ta durojë? Pse padrejtësia e tyre nuk ka përgjegjshmëri për ata. Kurse padrejtësia ndaj tyre duhet të ketë me pa tjetër në kohë rekordë përgjegjshmëri dhe dëshkim.

Share This Article