Protesta e 102-të e qytetarëve në Tiranë u shoqërua me tensione dhe të papritura nga ana e protestuesve të cilët zgjodhën të bllokonin kryqëzimet nëpër kryeqytet, duke penguar kështu qarkullimin e makinave.
Ndërsa bëhet me dije se Policia ka shoqëruar 14 persona dhe është vënë në pranga një person.
Raportohet se 14 personat e shoqëruar janë proceduar në gjendje të lirë pasi akuzohen për veprat penale “Tubim i paligjshëm”, “Bllokim rruge” dhe “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”.
Ndërsa raportohet se tre prej tyre do të hetohen edhe për lëndë narkotike pasi me vete u janë gjetur disa doza kanabisi.
Mbrëmjen e djeshme, debati mes protestuesve dhe qytetarëve të tjerë u agravua deri në përplasje fizike. Shkaku për këtë përplasje u bë refuzimi i protestuesve për të liruar rrugët e Tiranës.




