Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën ”Levan-Tepelenë” pranë vendit të quajtur “Rrethrrotullimi i Levanit.”
55-vjeçarii është transportuar drejt morgut ndërsa shoferi tjetër ndodhet jashtë rrezikut. Janë plagosur edhe 3 pasagjerë që ndodheshin te ‘Benz’-i, por edhe ata janë jashtë rrezikut.
Paraprakisht dyshohet se shkaku kryesor i këtij aksidenti fatal ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara e cila e ka bërë të pamundur manovrimin e mjeteve.




