LAJM I FUNDIT/ Greqi, atentat ndaj 55-vjeçarit shqiptar, ja detajet…

Jugulajm.net
1 Min Read

Një personi me shtetësi shqiptare i është bërë atentat në lagjen ”Patisia” të Athinës, Greqi.

Sipas informacioneve të para, ngjarja ndodhi rreth orës 04:55 të mëngjesit, në kohën që shqiptari po dilte nga banesa e tij në rrugën ”Vrutu”.

Mësohet se atentatorët ishin dy persona dhe u larguan me një motoçikletë.

Emri i 55 vjeçarit shqiptar për momentin nuk bëhet publik.

Ai u dërgua në spital, ku ndodhet i plagosur dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Hetimet janë marrë përsipër nga Drejtoria e Krimit të Organizuar të Drejtorisë së Policisë së Atikës.

Share This Article