Një pritje entuziaste i është rezervuar kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga komuniteti shqiptar në Shtetet e Bashkuara, në nisje të takimit me diasporën në New Jersey.
Sapo Berisha ka hyrë në sallë, të pranishmit janë ngritur në këmbë, duke e pritur me duartrokitje dhe brohoritje. Në sallë janë dëgjuar në kor thirrjet “Berisha, Berisha!”, ndërsa një pjesë e pjesëmarrësve kanë brohoritur edhe “Rama në burg!”.
Takimi në New Jersey zhvillohet në kuadër të vizitës së Berishës në SHBA.




