LAJM I FUNDIT/ Aksident, “Benz-i” përplaset me “Land Rover-in”, humb jetën 1-ri prej shoferëve, plagoset rëndë tjetri

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë, kur një autoveturë tip “Benz”, që udhëtonte nga Rinasi në drejtim të Fushë-Krujës, e drejtuar nga një qytetar nga Korça, ka kryer një parakalim të gabuar, duke u përplasur “kokë më kokë” me një “Land Rover”, i cili lëvizte nga veriu në drejtim të jugut.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur rëndë dy drejtuesit e mjeteve.

Njëri prej tyre dyshohet se ka humbur jetën gjatë rrugës për në Spitalin e Traumës, ndërsa personi tjetër është plagosur rëndë dhe po dërgohet gjithashtu tek Trauma.

Share This Article