Protesta e mbrëmjes së djeshme te Kryeministria dhe më pas Komisariati nr. 3 në Tiranë u ka kushtuar jo pak disa prej tyre.
Policia ka arrestuar 14 protestues lidhur me përplasjet në ditën e 94-t të tubimit.
Sot njoftohet se 14 prej tyre deri tani janë arrestuar dhe do dalin në Gjykatë për masë me disa vepra penale.
Mësohet se disa prej të arrestuarve janë; Arvina Lleshi, Bora Mitrovica, Edison Lika, Dritan Goxhaj, Erlind Alimeti, Arben Kola dhe Andi Tepelena.




