FOTO/ Aksident i 3-fishtë në autostradën ”Levan-Tepelenë”

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën Levan-Tepelenë, ku tre automjete janë përfshirë në një përplasje në seri.

Si pasojë e aksidentit, një person ka marrë dëmtime të lehta.

I plagosuri është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Fierit dhe, pas marrjes së trajtimit, është larguar nga spitali.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Përplasja ka shkaktuar kryesisht dëme materiale, ndërsa për disa minuta është vështirësuar qarkullimi në këtë aks rrugor. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

Share This Article