Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pasditen e kësaj të diele.
Paraprakisht dyshohet se nga ngjarja mund të ketë 2 viktima dhe 1 të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kir, në Dukagjin.
Forcat e Policisë janë nisur drejt vendit të ngjarjes, ndërsa rrethanat dhe shkaqet e incidentit mbeten ende të paqarta.




