EMRAT-FOTO/ Greqi, ja kush është shqiptari që vrau partneren dhe më pas veten

Jugulajm.net
1 Min Read

Detaje të reja janë mësuar nga krimi i pasionit i ndodhur mëngjesin e sotëm në Athinë ku shqiptari Altin Allmuça vrau partneren e tij Luljeta Obzova dhe më pas u vetëvra.

Ata kishin qenë në lidhje prej kohësh, por nuk ishin të martuar. Ndonëse nuk kishte pasur raste të regjistruara të dhunës në familje, situata mes tyre ishte mjaft e tensionuar. Në vitin 2024, Obzova kishte depozituar një kallëzim penal ndaj Allmuçës për përvetësim prone, duke pretenduar se ai i kishte marrë një motoçikletë.

Banorët e ndërtesës kanë dëshmuar se kanë dëgjuar tri të shtëna të forta me një diferencë prej pak sekondash nga njëra-tjetra, përpara se të mbërrinin patrullat e policisë. Hetimet e autoriteteve vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share This Article