Vrasja në Ksamil, reagon qeveria e Portugalisë: Nuk kemi ende informacion zyrtar

Jugulajm.net
1 Min Read

Qeveria e Portugalisë ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Ksamil, ku humbi jetën një turist 20-vjeçar portugez. Ministria portugeze e Punëve të Jashtme ka bërë me dije se po ndjek nga afër situatën dhe po bashkëpunon me autoritetet shqiptare për të mësuar më shumë rreth rrethanave të ngjarjes.

Sipas mediave portugeze, Raquel Trindade zyrtare pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Portugalisë, deklaroi se deri në këto momente informacionet për ngjarjen janë siguruar kryesisht përmes mediave lokale, ndërsa nuk ka mbërritur ende një njoftim zyrtar përmes kanaleve diplomatike. Sipas saj, ministria është vënë në lëvizje përmes ambasadës portugeze në Romë dhe konsullatës së nderit në Tiranë, të cilat po mbajnë kontakte me autoritetet shqiptare.

“Për momentin, ende nuk kemi një informacion të plotë dhe zyrtar mbi atë që ka ndodhur”, është shprehur Trindade.

Ajo konfirmoi gjithashtu se autoritetet portugeze kanë marrë dijeni nga mediat për arrestimet e kryera në lidhje me ngjarjen, por ende nuk kanë marrë informacion zyrtar për hetimet.

Ministria e Punëve të Jashtme e Portugalisë pritet të vijojë monitorimin e rastit, në bashkëpunim me autoritetet shqiptare dhe familjarët e viktimës.

Share This Article