Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot kryetarët e bashkive në Kuç të Vlorës, në një takim ku në fokus pritet të jetë Reforma Territoriale.
Në mbledhje pritet të marrin pjesë kryetarë të bashkive, ndërsa burime bëjnë me dije se mund të jenë të pranishëm edhe drejtuesit e bashkive që pritet të shkrihen ose të bashkohen në kuadër të reformës së re territoriale.
Reforma Territoriale është shoqëruar me debate dhe kundërshtime, ndërsa në disa zona të vendit janë zhvilluar protesta kundër propozimeve të Partisë Socialiste për riorganizimin e njësive vendore.
Ndërkohë, në Tiranë vijon prej 74 ditësh protesta kundër qeverisë, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.




