FOTO/ Betonierja bie nga lartësia, 1 viktimë e 1 i plagosur

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e kësaj të marte pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku një betoniere ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga lartësia në autostradë.

Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i betonieres ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur dhe është transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.

Raportohet se, para se të binte nga mbikalimi, betonierja është përplasur me disa mjete .

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, zjarrfikës dhe ekipe të urgjencës, ndërsa po punohet për nxjerrjen e automjeteve të përfshira dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Autoritetet pritet të japin më shumë detaje mbi shkaqet e ngjarjes dhe gjendjen e të plagosurit.

Share This Article