Një 67-vjeçar në Durrës ka pësuar djegie në trup nga zjarri që i ka vënë disa shkurreve.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:50, në lagjen nr. 10, Durrës, ku shtetasi Sh. D., 67 vjeç, duke pastruar afër një banese, i ka vënë zjarrin disa shkurreve.

Më pas zjarri ka rrezikuar dhe banesat për rreth dhe si pasojë e përhapjes së flakëve ai ka ka pësuar djegie në duar dhe në kraharor.

Aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë dhe shërbimet MZSh shkuan në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit.