Një person dyshohet se qëlloi veten për vdekje në një fshat të Pogradecit.

Ngjarja ndodhi sot pasdite në fshatin Vërdovë.

”Rreth orës 17:35, në fshatin Vërdovë, Pogradec, në bodrumin e banesës dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri tip automatik, shtetasi N. A., rreth 65 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit”, njoftoi policia.