Një 41-vjeçar është gjendur i pajetë këtë të diele, në banesën e tij në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shtetasi me inicialet A.H, 41-vjeç banues në Tiranë është gjetur i vdekur nga fqinjët e tij në banësen ku jetonte i vetëm në lagjen “5 Maji”. Ai dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
41-vjeçari jetonte i vetëm pa asnjë familjar rreth tij. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve për vdekjen e tij.
Njoftimi i Policisë
Tiranë/ Mesditën e sotme, në lagjen “5 Maji”, është gjetur i pajetë nga fqinjët, në banesën ku jetonte vetëm, shtetasi A. H., 41 vjeç, i cili paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën, për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.