Një 26-vjeçare ka tentuar t’i japë fund jetës.
E reja me inicialet, A.H nga fshati Dorëz i Librazhdit është pikasur nga familjarët e saj, ndërsa ndërmori aktin ekstrem për tu vëtëvarur.
Menjëherë ajo është dërguar në Spitalin e Rajonal të Elbasanit për të marrë ndihmë mjekësore.
Mësohet se gjendja shëndetësore e 26–vjeçares sipas burimeve spitalore, është kritike, ndërsa nuk dihen shkaqet se përse u vetëvarur.
Policia ka marrë në pyetje familjarë të saj për të zbardhur ngjarjen.