Gjermania kërkon 250 mijë punonjës me zanate të ndryshme. Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës Qendrore të Zanateve Gjermane, Holger Schëannecke bërë të ditur për “Deutsche Ëelle” se aktualisht në gjermani janë vërejtur mungesa të theksuara në degën e zanatçinjve.
Ne kemi nevoje me urgjencë për fuqi të kualifikuar. Dhe këtë duhet ta bëjmë përmes kualifikimit të mëtejshëm në vend dhe përmes prurjes së fuqisë punëtore nga jashtë”, është shprehur zyrtari i Berlinit.
Kritikat e krerëve të ekonomisë gjermane lidhen me procedurat administrative të komplikuara dhe qëndrimin e autoriteteve të vizave.
Presidenti i Dhomës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë, Peter Adrian ka kërkuar lehtesimin e rregullave të migrimit për shkak të mungesës së ndjeshme të fuqisë punëtore.
“E nevojshme është një procedurë e pakomplikuar e konsullatave dhe përfaqësive jashtë. Kjo dështon në moment thjesht nga strukturat e administratës”, shprehet ai.
Adrian po ashtu ka rëefyër edhe një rast se si për sipërmarrjen e tij me ndihmën e Dhomës së Tregtisë së Jashtme mori një punëtor nga Maroku.
Kjo zgjati 10 muaj. Ka raste ku procedurat zgjasin dy ose tre vjet. Kjo nuk lidhet vetëm me procedurat që nuk janë më të kohës, por edhe në qëndrimin e autoriteteve në vend”, tha ndër të tjera Adrian.
Gjermania po përballet në përgjithësi me mungesë të fuqisë punëtore për shkak të plakjes së popullsisë. Aktualisht emigrantët përmbajnë një përqindje shumë të lartë të punonjësve në sektore të ndryshme, mës të cilëve edhe shqiptarë.