Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi i vodhi një shumë parash një taksisti me të cilin po udhëtonte.

I riu goditi me një mjet prerës taksistin, i mori paratë dhe tentoi të largohej me vrap, por pas ndjekjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë, 24-vjeçari u arrestua në flagrancë.

Taksisti 57-vjeçar u transportua me urgjencë në spital, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Ndërkohë që materialet në ngarkim të të riut i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.