Gjykata e Lartë ka marrë vendimin në lidhje me rekursin e bërë nga Rajmonda Nika, e veja e Aleks Nikës i cili mbeti i vrarë më 21 janar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Gjykata e Lartë pasi dëgjoi palët vendosi ndryshimin e vendimit të Apelit dhe zgjidhjen përfundimisht të çështjes, duke urdhëruar SPAK të regjistrojë procedimin penal.

Familjarët e Aleks Nikës, i cili humbi jetën më 21 janar 2021, kishin kërkuar që çështja e 21-janarit të hetohej nga SPAK.

Gjë të cilën Prokuroria e Posaçme nuk e pranoi duke e adresuar në Prokurorinë  e Tiranës.

Familjarët bënë rekurs në Gjykatën  e Lartë, gjë të cilën GJL e shqyrtoi sot dhe vendosi pranimin e kërkesës së tyre dhe caktoi Prokurorinë e Posaçme për të hetuar këtë çështje.