Nga Prof. Dr. Tritan Shehu-ish Minister i Jashtem

Dita e sotme, 17 Janari, eshte nje nga ditet me te trishta per popullin tone.

554 vite me pare shqiptaret mbeten pa personalitetin me te shquar te historise sone kombetare, bashkuesin, shtetarin, udheheqesin, “mburojen”, Luftetarin tone per liri e identitet, Gjergj Kastriotin Skenderbeun.

U nda nga jeta per te hyre ne pavdekesi politikani e vizionari, qe vendosi themelet e shtetit tone, te lidhjeve tona te pa zgjidheshme me Europen e Perendimin, me familjen tone te madhe, qe i perkasim.

Ai me lufterat e tij kunder pushtimit otoman jo vetem mbrojti trojet, lirite e dinjitetin tone, por duke u bere nje mburoje edhe per pjese te Europes, fqinjeve tane Perendimore, “vulosi” lidhjet tona natyrale me ate qyteterim e vlerash.

Domethenese eshte se edhe pas 500 vitesh te atij pushtimi te eger, shqiptaret mbas luftrash te pafund me 1912 duke shpallur pavaresine, rikonfirmuan edhe perkatesine tone Perendimore.

Dhe kjo u realizua nen flamurin e Gjergjit te madh.

Fatmiresisht e njejta gje u perserit edhe me 1990 kur perpjekjet tona per tu cliruar nga pushtimi komunist kishin perseri ne qender te tyre, aspiraten europiane, demokracine Perendimore.

Ishte po ai flamur qe priu, i cliruar tashme nga „ylli“ diktatorial.
Fakti qe ne shekujt qe pasuan ate 17 Janar 1468 historia jone permban dy periudha tragjike, ate te pushtimit otoman e ate te atij komunist, qe tentuan ne cberjen e perkatesise dhe identitetit apo vlerave tone si komb, tregon se sa te kujdeshem e te vendosur duhet te jemi per te mbajtur pa asnje lekundje gjithemone:
Fytyren tone te kthyer nga Perendimi!