Të mbushura me produkte të shijshme dhe të mbështjellura, byrekët janë ndër format më të kënaqshme të ushqimit dhe ato vijnë në forma të ndryshme në mbarë botën, sipas një artikulli të Lottie Woodrow të botuar në “MSN Travel”.

Nga spanakopita e mbushur me spinaq e Greqisë deri te byrekët me mish të Australisë dhe Zelandës së Re, ne ju sugjerojmë byrekët më të mirë nga e gjithë bota që duhet të provoni.

Byreku shqiptar

Byreku, rrënjët e të cilit shtrihen në Perandorinë Osmane, ka ekzistuar prej shekujsh.

Tepër i popullarizuar në të gjithë Ballkanin, Lindjen e Mesme dhe Azinë Qendrore, ky byrek i shijshëm bëhet me petë, zakonisht filo, dhe më pas duke e mbushur me një shumëllojshmëri produktesh të ndryshme.

Në Shqipëri, ku ndodhen shumë dyqane byreqesh, zakonisht mbushet me mish viçi të grirë, djathë ose spinaq dhe vezë.

Shqipëria është renditur mes 28 vendeve për byrekët më të mirë në botë.