Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në fshatin Malbardhë të Kurbinit. Policia njoftoi se i lënduari është Fatjon Lika.

Ai u qëllua me një plumb pistolete nga kushëriri i tij Admir Shqypi (Lika).

I plagosuri u transportua menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori i kësaj ngjarje është shpallur në kërkim. Bashkë me të janë shpallur në kërkim edhe dy shokë të tij, të dyshuar si të përfshirë në konflikt.

“Shërbimet e Policisë Kurbin, të DVP Lezhë dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit dhe të dy shtetasve të tjerë E. L dhe P. L., të përfshirë në konflikt”, njoftoi policia.

Deri më tani nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e plota të kësaj ngjarje.

Ajo që bëhet e ditur është se mes autorit dhe të plagosurit ka pasur një konflikt të nisur më parë.