Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Librazhd, ku raportohet për një të lënduar.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:00, ku dy mjete, një tip “Benz” dhe një “Toyota”, janë përplasur kokë më kokë, dhe për pasojë një i ri ka marrë lëndime dhe është transportuar për në spital.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, ndërsa mësohet se policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhje  e rastit.