Një zjarr ka përfshirë një banesë këtë të enjte në zonën e Alliasit në Tiranë.
Policia bën me dije se si pasojë e zjarrit, janë dëmtuar lehtë (me djegie të lehta në dorë), dy fëmijët e saj të mitur.
Ndërsa policia thekson se po punohet për sqarimin e shkakut të rënies së zjarrit.
“Më datë 28.11.2024, rreth orëve të para të mëngjesit, në Allias, ka rënë zjarr në banesën e shtetases D. R., dhe si pasojë janë dëmtuar lehtë (me djegie të lehta në dorë), dy fëmijët e saj të mitur. Po punohet për sqarimin e shkakut të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë.