I gjithë shërbimi  zjarrfikës i Tiranës është nisur drejt Lushnjes, për t’u ardhur në ndihmë forcave zjarrfikëse atje në shuarjen e zjarrit të madh që ka përfshirë katet e par,a që shërbejnë si qendër tregtare, të një godine 12-katëshe.

Deri më tani nuk dihen numri i saktë i personave që janë evakuuar, ndërsa dyshohet se në banesa mund të ketë persona që kanë mbetur të bllokuar ose të asfiksuar nga tymi.

Bashkë me to kanë mbërritur edhe forcat RENEA, që i bëjnë thirrje të bllokuarve të afrohen në dritare e ku të munden, pritet te bëjnë ngjitje nga jashtë godinës.

Të bllokuarit mendohet se janë të ndarë një pjesë në katin e 7 dhe një pjesë në tarracë.

Dyshohet se fillimisht zjarri ka rënë në një njësi që tregtonte këpucë në këtë qendër, e cila ka qenë e mbyllur. Më pas flakët janë përhapur në të gjithë qendrën, që sot më shumë se ditët e tjera, për shkak të festave, ka qenë e mbipopulluar.

Ndërkohë mësohet se rreth 20 persona janë transportuar në spital, me shenja asfiksimi.