Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fushën e mbetjeve urbane në Elbasan.

Zjarri është shfaqur gjatë natës dhe vijon ende.

Shtëllunga gjigande e tymit dhe era e keqe e shkaktuar nga djegia e mbeturinave është përhapur në të gjithë lagjen periferike të qytetit të Elbasanit, duke u kthyer në një rrezik serioz për shëndetin e banorëve në zonën përreth e cila është një zonë mjaft e populluar.

Për momentin nuk janë të qarta shkaqet e rënies së flakëve, por dyshimet janë për zjarrvënie edhe pse siguria në të gjithë zonën, ku ndodhet inceneratori është e shkallës së lartë.