Një 70-vjeçar ka humbur jetën pasi në banesën e tij ka rënë zjarr.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:35 në lagjen “Osman Haxhiu” ne Vlore
Policia thotë se viktima ishte tetraplegjik dhe kishte marrë dëmtime shumë të rënda nga flakët.
“Rreth orës 11:35, në lagjen “Osman Haxhiu”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Th. L., rreth 70 vjeç, (tetraplegjik), i cili për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga flakët, ka humbur jetën, brenda në banesë”, njoftoi policia.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.