Një person ka rënë në prangat e policisë së Tepelenës dhe dy të tjerë janë vënë në hetim për zjarret e rëna në fshatrat Dorëz, Turan dhe Dhëmblan.

Sipas policisë këta shtetas akuzohen se kanë ndezur zjarre në këto fshatra.

Policia thekson si i arrestuar është një 48-vjeçar banues në fshatin Sinanaj, Tepelenë, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr për hapjen e kullotës, në fshatin Dorëz, Tepelenë dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe e madhe kullote me bimësi të egër.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për një 59-vjeçar banues në fshatin Turan, Tepelenë, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në vendin e quajtur “Bregu i Gjodhimës”, në fshatin Turan dhe një 50 vjeçar, banues në fshatin Dhëmblan, Tepelenë, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në vendin e quajtur “Dafina”, në fshatin Dhëmblan.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.