Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në një sipërfaqe me shkurre në lagjen “ 1 Maji” në Fier, pranë varrezave të dëshmorëve.
Nuk dihet ende cilat ishin shkaqet e zjarrit i cili u përhap me shpejtësi i favorizuar edhe nga era.
Flakët rrezikuan edhe një banesë, ndërkohë që zjarri u arrit të neutralizohej shpejt falë ndërhyrjes së zjarrfikësve.
Sipas drejtorit të shërbimit zjarrfikës në bashkinë Fier, Zija Hyka, në vendngjarje shkuan menjëherë tre mjete zjarrfikëse të cilat bën të mundur neutralizimin e flakëve ndërkohë që e gjithë zona është mbuluar nga një re tymi .